Lajme

“Më në fund, pak drejtësi për Marigona Osmanin”

08/04/2023 12:18
nga:N M

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelorë në Ferizaj, për shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës.

Kjo organizatë ka thënë se më në fund është sjellë pak drejtësi për Marigona Osmanin.

“Sot, Gjykata Themelore në Ferizaj i dha dënim me burg të përjetshëm Dardan Krivaqës, vrasësit të Marigona Osmanit dhe 15 vjet burg bashkëkryersit, Arbër Sejdiut”, thuhet në reagimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Duartrokitje në sallën e gjyqit, në momentin kur Krivaqës iu shqiptua dënimi me burgim të përjetshëm