Pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryetarit të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bashkëshortja e tij, Anita ka reaguar me një mesazh emocional në rrjetet sociale.
Në postimin e saj, ajo e cilëson atë si “lider dhe strateg që në komb lind një herë në 100 vjet”, duke shtuar se historia nuk harron dhe se Kosova do ta dojë gjithmonë.
Ajo përfundon mesazhin me fjalët: “Me në fund e fitova burrin tim ”, duke lënë të kuptohet se pas angazhimeve të gjata politike, tani do të kenë më shumë kohë për familjen.
“Unë të njoh sepse në shumë rrugë e në dimensione të ndryshme kemi udhëtuar bashkë!!! Jeta është cikël rrethor e di çka, kur dhe çfarë je në gjendje të bësh!!! Historia nuk harron!!! Kosova të do por unë të dua edhe më shumë”, shkroi ndër tjerash Anita.



