Showtime

Më në fund, Bruno dhe Florjana largohen nga ‘Për’puthen’

03/20/2022 10:00
nga:Donika Fetahu

Surpriza, debate dhe emocione pa fund kishte ‘Për’puthen Prime’ këtë të shtunë.

Dy konkurrentët, Bruno dhe Florjana vendosën që t’i japin fund rrugëtimit të tyre në ‘Për’puthen’.

Ata u larguan si çift, pasi prej disa javësh ishin deklaruar për njëri-tjetrin dhe tashmë kanë vendosur ta vijojnë lidhjen e tyre larg kamerave.

Para së të largoheshin, ishte Bruno ai që i bëri një surprizë të bukur Florjanës, e cila la pa fjalë të gjithë. Ai e çoi në një ambient romantik të zbukuruar me drita dhe lule. Aty u shfaq një video që përmblidhte gjithë ecurinë e tyre në ‘Për’puthen’; njohjen, takimet, debatet nga fillimi dhe deri tani.

Çifti po ashtu shkëmbyen edhe puthjen e parë në buzë, e cila u ishte kërkuar disa herë me ngulm nga konkurrentët e tjerë.