Nora Gjakova arriti një tjetër sukses historik për Kosovën.
Xhudistja nga Kosova, arriti t’a mposht kampionen botërore, Yoshida Tsukasa, për të arritur në finale, shkruan GazetaBlic.
Gjakova në finale u përball me francezen, Sarah-Leonie Cysique.
Nora fitoi ndeshjen pasi që francezja u penalizua me karton të kuq.Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Tokio 2020 dhe e 3’ta në përgjithësi në Lojëra Olimpike.
Pas këtij suksesi reagoi edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, i cili nuk kishte reaguar edhe në triumfin e Distria Krasniqit.
Ai ka shkruar në Facebook se suksesi i Majlindës në Rio de Janiero në vitin 2016 nuk ishte i rastësishëm.
“Vajzat tona të arta, Distria Krasniqi e Nora Gjakova në #Tokyo2020 iu bashkuan suksesit të Majlinda Kelmendi në #Rio2016. Pra, medalja e vitit 2016 nuk ka qenë rastësi. Punë, përkushtim e vetëmohim për të lartësuar emrin tuaj dhe emrin e Kosovës në botë. Në ditën e zisë, kur vendi ynë është tronditur nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi dje, janë sportistët ata që po na ofrojnë ngushëllim, shërim e shpresë. I falenderoj nga zemra vajzat tona të arta dhe gjithë ekipin tonë, mjeshtrin e madh Driton Kuka, Federatën e Xhudos dhe të gjithë që u angazhuan për këtë sukses të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Çeku.
/GazetaBlic


