Paul Pogba ka dërguar një mesazh për mbështetësit e tij dhe për botën e futbollit ndërsa numëron ditët për përfundimin e pezullimit për doping dhe rikthimin në fushë.
Francezi, fitues i Kupës së Botës, ka qenë jashtë fushave që nga shtatori 2023. Fillimisht, ai u dënua me një pezullim katërvjeçar nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin, por kjo masë është zvogëluar në 18 muaj pas një apelimi në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS).
Pogba është ende disa muaj larg nga marrja e dritës jeshile për të rifilluar karrierën e tij si lojtar, me mesfushorin 31-vjeçar që duhet të presë deri në mars 2025 përpara se të jetë në pozicionin për të luajtur një ndeshje konkurruese përsëri.
Ish-ylli i Manchester United, megjithatë, mezi pret të rikthehet dhe të bashkohet me stërvitjet dhe të vërë veten në garë për të luajtur titullar në ndonjë ekip. Ai ka postuar në rrjetet sociale një postim emocional, ndërsa fansat përgatiten për rikthimin e tij.
“Më mungoni… shumë!! Po përgatitem të kthehem. Ju premtoj”, shkroi ai derisa postoi një fotografi kur luan me Kombëtaren e Francës.
Mbetet për t’u parë se kur dhe ku do të jetë paraqitja e ardhshme e Pogbës. Ai është i lidhur me një kontratë me gjigantët e Serie A, Juventus, deri në vitin 2026, por ka pasur fjalë për mundësinë e përfundimit të parakohshëm të saj – gjë që do t’i jepte mundësinë francezit të gjente një klub të ri si lojtar i lirë.