Sporti

“Më mungon shumë Milani”, ish-futbollisti i kuqezinjve: Jam një tifoz i deklaruar!

11/10/2023 09:01
nga:E K

Real Madrid fitoi me shifrat 3-1 ndaj Bragës, një ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Një nga autorët e golave ishte edhe Brahim Diaz që pasi përfundoi periudhën e huazimit te Milan, u rikthye në verë te klubi që zotëron kartonin e tij. Megjithatë, duket se aventura me kuqezinjtë ka lënë shumë gjurmë tek 24-vjeçari i cili theksoi se i mungon shumë ish-skuadra.

“Unë jam i lumtur te Reali dhe dua të tregoj se çfarë jam në gjendje të bëj për të ndihmuar skuadrën. Këtu janë sjellë shumë mirë me mua dhe të gjithë mundohen të më ndihmojnë. Ndaj Bragës ishte një mbrëmje fantastike, edhe sepse shënova gol.

Një mbrëmje fantastike ishte edhe për ish-skuadrën time, Milanin që mposhti PSG. I ndjek gjithmonë, më mungojnë shumë. Jam një tifoz i Milan”, u shpreh Diaz.