Sporti

Me mendje tek Feyenoord, Milani triumfon ndaj Veronas në ‘San Siro’

02/15/2025 22:46
nga:Mergim Rreci

AC Milan ka siguruar fitoren e radhës në Serie A.

Rossonerët kanë triumfuar me rezultat 1 me 0 ndaj Veronës, shkruan GazetaBlic Sport.

Santiago Gimenez realizoi golin e vetëm në këtë takim, duke i dhënë tre pikë skuadrës së tij.

Meksikani ka shënuar në dy ndeshjet e para me fanellën e Milanit në Serie A.

Vetëm Andriy Shevchenko dhe Pulisic kanë shënuar poashtu në dy ndeshjet e para me fanellën kuq e zi.

/GazetaBlic Sport/