Lajme

ME: Mbyllet përkohësisht aplikimi për subvencionim – është shterruar buxheti i paraparë

10/12/2022 22:23
nga:G B

Ministria e Ekonomisë, ka bërë të ditur se e kanë mbyllur përkohësisht aplikimin për për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë.

Kjo pasi numri i aplikimeve ka shteruar buxhetin e paraparë për këtë thirrje.

“Ky kalkulim është bërë duke u bazuar në kriterin që secili subvencion do të jetë me çmimin maksimal të lejuar, ndërsa thirrja do të rihapet me mjetet  e mbetura pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga Komisioni Vlerësues për shqyrtimin e aplikacioneve për subvencionim.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.