Showtime

Me lot në sy shfaqet në ekran pas shumë vitesh aktorja e njohur e “3 Gjermanët e Trashë”

08/24/2022 11:27
nga:G B

Aktorja e njohur kosovare, Flutura Zeneli, është shfaqur në ekran pas shumë vitesh. Ajo ishte e ftuar në një intervistë në emisionin “Era Verë”, ku me të nisur u përlot pasi u shfaqen disa pamje nga roli i saj shumë i dashur, ai i Mimozës në serialin “3 Gjermanët e Trashë”.

Aktorja tha se e ka marrë malli për skenën, kolegët e kohët e arta kur është realizuar seriali.

Ajo prej vitesh ka shkuar për të jetuar në Francë, ndërkohë tha se në çdo moment është e gatshme për t’u kthyer në Kosovë.

Një pjesë të rrëfimit të saj mund ta ndiqni në videon më poshtë.