Showtime

“Më lër të qetë, po krijoj lidhje jashtë”, Atdheu mesazh publik për Antonelën

12/05/2021 13:54
nga:G C

Atdheu u bë “molla e sherrit” mes dy konkurrenteve të “Big Brother VIP”, Arjola Demirit dhe Antonela Berishës.

Që kur ishte në “Për’puthen”, Antonela pranoi publikisht se mes saj dhe Atdheut kishte ndodhur një puthje, kurse mardhënia e tyre nuk ka qenë asnjëherë e shëndoshë.

Ata të dy kanë përfunduar gjithçka mes tyre, por Antonela po vazhdon akoma të flas për të brenda shtëpisë së BBV.

Ky i fundit ishte i ftuar sot në “Big Brother Fan Club”, ku ka sqaruar njëherë e mirë situatën.

Gjatë diskutimit rreth ngjarjeve të fundit Atdheu tha se po të isha në BBV do të zihesha me Monikën pasi që sipas tij ajo është një lojtare e mirë.Kurse sa i përket raportit me Arjolën, ish-konkurrenti tha se sa isha në Përputhen i vetmi person që më ka mbështetur në Shqipëri ishte Arjola dhe kur Antonela na shihte bashkë mendonte se ka diçka mes ne.

Kur u pyet nda moderatorja se çfarë do ti thoje Antonelës dhe Arjolës, Atdheu u shpreh kështu “Arjola, nënë e përkushtuar ndaj fëmijëve. Grua e hekurt për mua, do e mbështes gjithë jetën. Antonelës do i thoja: Lëre Atdheun të qetë se po krijoj lidhje jashtë. Kam qenë duke folur me një vajzë dhe me këto të fundit që dolën, u shkatërruar gjithçka.”/GazetaBlic/