Lajme

Me kërkesë të palëve shtyhet seanca fillestare për 400 kg kokainë të ardhur nga Brazili

11/25/2022 12:51
nga:N M

Me kërkesë të palëve në procedurë është shtyrë seanca fillestare e paraparë për të enjten, për rastin e 400 kg kokainë të vendosur në mish të ngrirë që kishte ardhur nga Brazili në Kosovë.

Shtyrjen seancës e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, gjykatësi i rastit, Musa Konxheli.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe gjashtë të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

“U befasova, ajo kurrë nuk mungonte” – drejtori i shkollës “Dardania” flet për mësuesen e vrarë