Sporti

Më keq nuk mund të kishte! Partizani mëson rivalin që do të ketë në “Play Off” të Conference League

08/07/2023 14:51
nga:Lorik J

Partizani ka mësuar rivalin e Play Off në Conference League, në rast se do të kalojë Valmerian.

Të kuqtë kanë në turin e tretë një pengesë si Valmeria, kundërshtari letonez që është mëse i kalueshëm.

Megjithatë kampionët e Shqipërisë nuk kishin aspak fat në short për fazën e Play Off.

Ekipi i Zekic do të përballet me humbësin e çiftit Astana-Ludogorest, të cilët janë në turin e tretë të Europa League. Ky ishte rivali më i keq i mundshëm që mund t’i binte Partizanit pasi të dy ekipet, si Astana dhe Ludogorest, kanë traditë në Europë.