Lajme

Me kë do të qeverisë PDK-ja në Mitrovcë?- Bedri Hamza flet për Gazeta Blic!

11/25/2021 15:54
nga:N M

Qytetarët e Mitrovicës qysh në raundin e parë me 17 tetor ishin përcaktuar se kush do ta udhëheq komunën e Mitrovicës së Jugut, për katër vitet e ardhshme.

Bedri Hamza, nga Partia Demokratike e Kosovës kishte fituar bindshëm në këtë garë, e që i dyti sipas rezultateve të KQZ ishte tashmë ish- kryetrari Agim Bahtiri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Që nga 17 tetorit nuk ka pasur asnjë lëvizje, së paku zyrtarisht për ndonjë marrëveshje ndërmjet subjektit fitues dhe atyre që dolën të tretët apo edhe të katërtit nga zgjedhjet lokale.

Gjatë ditës është lëshuar një njoftim se nesër e premte do të mbahet mbledhja konsitituive e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Gazeta Blic ka kontaktuar me kryetarin tashmë të zgjedhur Bedri Hamza, i cili ka folur rreth bashkëqeverisjes së mundshme me ndonjë subjekt politik në këtë qytet.

Hamza ka thënë se numrat i kanë të mjaftueshëm për Kuvendin Komunal, por që nuk ka përjashtuar asnjë mundësi që të bashkëqeverisë me subjektet tjera politike.

“Numrat janë që puna në Kuvendin Komunal mos të bllokohet. Kemi thirrur mbledhjen, do të bëhet betimi i anëtarëve të KK dhe në javën e ardhshme do të zgjidhet edhe Kryesuesi i Kuvendit”, ka thënë Hamza për Gazeta Blic.

Ai ka rikujtuar marrëveshjen që ka pasur me partitë politike në Mitrovicën e Jugut e për të cilën ka thënë se i qëndron besnik.

“Ju dhe opinioni e dinë se me cilat parti politike kemi pasur marrëveshje, por ne jemi të hapur edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Janë disa vendime dhe qëndrime që secili subjekt politik që dëshiron të hyjë në qeverisje duhet t`i plotësoi”, ka thënë Bedri Hamza.

Partia Demorkatike e Kosovës si e vetme ka arritur të siguroj 14 ulëse në Kuvendin Komunal, por nëse këtu i shtohen edhe partitë që e kanë mbështetur Hamzën i bie që në Kuvend mund të jenë 17 këshilltarë komunal të shumicës.

PDK kishte arritur ujdi për ta përkrahur Bedri Hamzën me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë.

Secilia nga këto parti politike kanë arritur të sigurojnë nga një ulëse në Kuvendin Komunal ( 14 PDK, plus 3, AAK, PD, AKR)

Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar gjashtë ulëse nga zgjedhjet e 17 tetorit, përderisa Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugurt përfaqësohet me njëmbëdhjetë asamblistë.

Bedri Hamza thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit Komunal të Mitrovicës