Gazetarja e njohur Rudina Demneri, ndryshe si Paloma dhe bashkëshorti i saj Alandi kanë qenë të ftuar në një intervistë ku kanë folur më shumë për marrëdhënien e tyre.
Paloma përndryshe është përfolur shumë pasi që ka qenë pjesë e “Big Brother Vip”, shkruan GazetaBlic.
Dyshja ishin në një lojë me pyetje-përgjigje, nëse njëri nuk i përgjigjej pyetjeve tjetri e qëllonte me vezë në kokë.
Një pyetje provokuese ishte se me kë do e tradhtonte ajo bashkëshortin e saj për një nate.
“Politikan, sportist. Kush është beqar? Me Kujtim Gjuzin. Kujtim Gjuzin se është beqar”, ishte përgjigja e Palomës./GazetaBlic/


