Showtime

Me kancer në mushkëri, këngëtarja ngriti publikun në këmbë me zërin e saj!, “Kam pak muaj jetë”

06/11/2021 14:43
nga:Genita C

Përkundër vështirësive që po kalon nuk është dorëzuar.

Këngëtarja e America’s Got Talent, Nightbirde, ngriti publikun në këmbë me këngën e saj, duke u bërë kështu fituesja e titullit “Golden Buzzer” për sezonin 16.

30-vjeçarja nga Ohio i shkriu zemrat ndërsa ndau historinë e saj prekëse për betejën e saj të vazhdueshme ndaj kancerit para se të vazhdonte të interpretojë këngën me titull It’s Okay.

Nightbirde emri i vërtetë i së cilës është Jane, zbuloi në audicion se ajo kishte kancer në mushkëri dhe në shtyllën kurrizore.

Këngëtarja më pas deklaroi se ka shumë pak mundësi që të jetoj.