Lajme

“Më ka humbur rruga në oborr”: Artoni mes pasojave të zjarrit që përfshiu Kçiqin

08/12/2025 18:50
nga:G B

Për dy ditë me radhë, zjarret në fshatin Kçiq të Mitrovicës së Jugut kanë shkaktuar dëme të mëdha në prona, male dhe ara.

Banorët tregojnë se shuarja e flakëve është bërë kryesisht nga vullnetarët, pasi numri i zjarrfikësve ka qenë i pamjaftueshëm.

Disa qytetarëve, sikurse Arton Brahimit nga Kçiqi i Madh, zjarri u shkrumboi burime financiare jetike.