Lajme

Me intervenim të policisë, del nga Këshilli i Etikës profesori i denoncuar për ngacmim seksual

04/22/2024 15:15
nga:G B

Profesorit të denoncuar për sulm seksual nga studente të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, iu është mundësuar me intervenim të Policisë së Kosovës, dalja nga salla e Këshillit të Etikës.

Krasniqi gjatë ditës ishte duke raportuar në këtë Këshill, ku aktivistët ia kanë bllokuar daljen.

Krasniqi kishte telefonuar policinë për t’i dalë në ndihmë atij.