Lajme

Me iniciativë të deputetes Krasniqi miratohet amandamenti për funksionalizimin e Spitalit të Pediatrisë në Mitrovicë

12/17/2021 16:08
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, është shprehur e lumtur me miratimin e amandamentit për Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, lidhur me funksionalizimin e Spitalit të Pediatrisë në Mitrovicë, në vlerë prej 50 mijë eurove.

Krasniqi, ka thënë se me këtë shumë financiare do të zgjidhet problemi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore për me të vegjëli.

Ajo ka falënderuar ish-shefin e repartit të Pediatrisë në Mitrovicë Dr.Rrahim Merovci, për realizimin e këtij synimi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Amandamenti për Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, lidhur me funksionalizimin e Spitalit të Pediatrisë në Mitrovicë, në vlerë prej 50 mijë eurove ka marrë miratim në Komisionin Paralamentar për Financa, pas inicimit tim. Me këtë shumë financiare do të zgjidhet problemi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore për me të vegjëlit tanë që padushim janë e ardhmja më e ndritur e vendit. Pas realizimit të këtij synimi dua të falënderoj ish-shefin e repartit të Pediatrisë në Mitrovicë Dr.Rrahim Merovci, i cili më ka ndihmuar në adresimin e kësaj çështje.