Sporti

“Më i vështiri për t’u markuar”, Ismajli zbulon sulmuesin më të fortë në Itali

01/15/2024 19:55
nga:E K

Gjatë lidhjes direkt me emisionin “Analizë Kuqezi”, çdo të hënë në SportNews nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe videoanalistit Fation Bardhi, Ardian Ismajli u ndal edhe te sulmuesi më i vështirë me të cilin është përballur në Itali.

“Serie A është një ndër 5 ligat më të forta në Europë, ka shumë sulmues të fortë. Dua të veçoj Lukakun, sepse është shumë i fortë fizikisht. Është më i vështiri për t’u markuar me atë fizik që ka”, u shpreh 27-vjeçari nga Podujeva.

Ismajli numëron 36 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Shqipërisë, ndërkohë që prej gushtit të vitit 2021 luan me Empolin në Serie A.

Më parë ka veshur edhe fanellën e Spezias në elitën e futbollit italian, klub që pagoi 2.2 mln euro për ta blerë nga kroatët e Hajdukut të Splitit në shtatorin e vitit 2020.