Sporti

Më i riu i Euro 2020: Bellingham bie nga froni, rekordi i takon një polaku

06/20/2021 12:41
nga:Lorik J

Polonia ia doli të frenojë Spanjën në një barazim 1-1, dhe mori pikën e parë në Euro 2020. Goli i Robert Lewandowskit mban gjallë shpresat për kualifikim të polakëve.

Ndeshja e fundit e grupit E zhvillohet të mërkurën (23 qershor) dhe përballë do të jetë Suedia e vendit të parë, ndaj të cilëve vlen vetëm fitorja.

Kombëtarja lindore ka vendosur një rekord në Euro 2020. Trajneri Paulo Sosa vendosi të aktivizojë Kacper Kozlowski në minutën e 55-të, menjëherë pas golit të barazimit.

Mesfushori i Pogon Szczecin nuk ka mbushur akoma 18 vjec, duke u kthyer në lojtarin më të ri që luan në kompeticionin e futbollit europian.

17 vjeç e 246 ditë, talenti polak parakalon në këtë mënyrë anglezin Jude Bellingham. Adoleshenti i Dortmund ishte vetëm 17 vjeç e 349 ditë në momentin që debutoi ndaj Kroacisë