Fabian Hurzeler është vetëm 31 vjeç dhe ka vetëm një muaj përvojë në Premier League, në krye të Brighton.
Por fitoret kundër Everton (3-0), Manchester United (2-1) dhe një barazim me nënkampionët Arsenal (1-1) i dhanë gjermanit çmimin për trajnerin më të mirë në ligën angleze në gusht, transmeton GazetaBlic Sport.
Trajneri që promovoi St. Paulin në Bundesligë sezonin e kaluar është më i riu që ka fituar ndonjëherë këtë çmim, pasi është gjithashtu më i riu që ka drejtuar ndonjëherë një ekip të Premier League (pa llogaritur trajnerët e përkohshëm).
Hurzeler mblodhi së bashku preferencat e votave të tifozëve dhe një panel ekspertësh për të mposhtur konkurrencën nga Mikel Arteta ( Arsenal ), Arne Slot ( Liverpool ) dhe Pep Guardiola ( Manchester City ) në luftën për këtë dallim.
/GazetaBlic Sport/