Austria ka bërë për vete shumë tifozë në Euro 2024. Ralf Rangnick ka krijuar një skuadër që luan bukur dhe pa frikë, duke prodhuar një futboll modern e tërheqës, duke guxuar përballë çdo kundërshtari.
Marcel Sabitzer është një ndër lojtarët më të fortë të Austrisë. Mesfushori me tipare sulmuese mbylli një sezon pozitiv me Borussia Dortmund, duke mbërritur një hap larg fitimit të Championsit.
30-vjeçari ka një raport të mirë edhe me golin, teksa realizoi me mjeshtëri të tretin në suksesin 3-2 ndaj Holandës, triumf që solli vendin e parë për austriakët në grupin ku bënin pjesë edhe Franca e Polonia.
Burschen do të tentojnë fitoren edhe të martën, kundër Turqisë në “Red Bull Arena”. Për të kaluar në çerekfinale. Stadium të cilin Sabitzer e njeh mirë, pasoi kaloi shumë vite me Leipzigun.
Legjenda e futbolli gjerman, Lotthar Matthaus po i shijon performancat e lojtarit austriak, të cilin e zgjedh si më të mirin deri në këtë fazë të Europianit.
“Sabitzer është i preferuari im. Shpejtësia, shkëlqimi, finesa, mënyra si lidhet e kombinon me shokët e skuadrës, mënyra si i ndihmon duke u kthyer në mbrojtje dhe shkathtësia me të cilën del përpara…
Gjëra që nuk mbaj mend t’i kem parë shumë herë te Dortmundi… ”, theksoi Matthaus.