Showtime

“Më hodhi diçka në pije”, Qetsori kërkon hakmarrje ndaj Bledit

04/02/2023 17:16
nga:Genita C

Teksa askush nuk e priste largimin e Olta Gixharit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother Vip Albania, banorët patën mbrëmë edhe një të papritur tjetër.

Në shtëpi u rikthyen katër ish-banorë, Ronaldo Sharka, Bledi Mane, Efi Dhedhes dhe Kiara Tito.

Luiz Ejlli dhe Qetsor Ferrunaj nisën menjëherë që të bënin plane së bashku se si të eliminonin banorët.

Ata ranë dakord se Kiarën e duan në finale, duke qenë se vetëm 1 nga ish-banorët mund të jetë në finalen e madhe.

Teksa Qetsori tha se do merrej me djemtë, ai kujtoi edhe një moment jo shumë të këndshëm me Bledin. Sipas ish-fituesit të “Big Brother”, gazetari dikur i ka hedhur diçka në pije dhe do të thotë të gjitha gjërat që i ka bërë.

Ndërkohë kujtojmë se gazetari i njohur para disa kohësh ka bërë një postim për Qetsorin, ku thotë se ka qenë në një burg me të.