Geek

Me funksionet e shumta të kamerës së serisë Galaxy S23, kontenti juaj në rrjetet sociale do të jetë thjesht unik

02/20/2023 15:32
nga:G C

Një shprehje thotë që vlerën e një momenti e dimë vetëm atëherë kur ky i fundit shndërrohet në një kujtim.

Shpesh kur këto të fundit ‘ruhen’ vetëm ne memorien tonë, me kalimin e viteve, kujtimet veniten dhe gjithçka mbetet është vetëm ndjesia sesi në atë moment jemi ndjerë. Kjo është arsyeja që shumë njerëz pëlqejnë të shkrepin foto në çdo moment dhe të ruajnë çdo kujtim, që këto të fundit të jenë gjithmonë të gjalla. Ndoshta kjo është dhe arsyeja përse të rinjtë sot priren të postojnë çdo aktivitet online… Krijimi i një albumi kujtimesh në botën virtuale, të cilit mund t’i ktheheni në çdo kohë. Fotografi që nuk pluhurosen, por janë gjithmonë me ato ngjyra si në ditën e parë që keni shkrepur foton.

Tre smartphone-t e rinj të serisë më të fundit Galaxy S23, Samsung po ripërcakton edhe një herë performancën maksimale, duke shënuar një epokë të re inovative. Galaxy S23 Ultra, Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 janë pajisjet të cilat do revolucionojnë jetën tonë. Kamera më e avancuar, do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën sesi deri më sot kemi shkrepur dhe kapur momentet më të bukura në jetën tonë.

Disa profile në rrjetet sociale janë më tërheqëse dhe më interesante për t’u ndjekur. Arsyeja? Kontent shumë i mirë, fotografi cilësore etj…Forca e vërtetë e serisë Galaxy S23 qëndron pikërisht te sistemi i kamerave premium me opsione dhe karakteristika të panumërta që sjellin një përvojë të shkëlqyer të videografisë dhe fotografisë. Në ditët e sotme, kamerat selfie janë më të rëndësishme se kurrë  për mënyrën se si ne komunikojmë, ndaj inovacioni pa kompromis i Samsung Galaxy vijon të mbetet në thelb të përvojës premium të serisë Galaxy S .

Çoni më tej pasionet tuaja me serinë e re Galaxy S23

Samsung Electronics me Galaxy S23 Ultra, Galaxy S23+ dhe Galaxy S23, shënon një epokë të re të përvojës më të mirë të telefonit premium Samsung Galaxy. Kamera epike e Samsung Galaxy vazhdon t’u japë përdoruesve liri për të eksploruar krijimtarinë e tyre, por me përparimet shtesë të kamerës, çdokush do të ndihet si një fotograf profesional. Nightography me inteligjencë artificiale, më shumë megapiksel, kapja e detajeve të jashtëzakonshme, kamera e parë selfie Super HDR….me serinë Galaxy S23 krijimi i përmbajtjeve fenomenale do të jetë edhe më i lehtë.

Një kamerë Samsung Galaxy me më shumë megapikselë, nga dita në natë

Galaxy S23 Ultra e bën më të lehtë për çdo fotograf krijimin e përmbajtjeve fenomenale. Ai ofron sistemin më të avancuar të kamerës së Samsung Galaxy, i përshtatur për pothuajse çdo nivel ndriçimi dhe i projektuar për të dhënë detaje të jashtëzakonshme. Aftësitë e përmirësuara të “Nightography” transformojnë mënyrën se si seria Galaxy S optimizon fotot dhe videot në një gamë të gjerë kushtesh të ambientit që na rrethon. Filmimi i një kënge të preferuar në një koncert, shkrepja e një selfie në akuarium ose shkrepja e një fotografie në grup në mbrëmje— përdoruesit mund të marrin imazhe dhe video më të qarta. Zhurma vizuale që zakonisht shkatërron imazhet me dritë të ulët korrigjohet nga një algoritëm i ri i përpunimit të sinjalit të imazhit (ISP) me fuqi AI që përmirëson detajet e objektit dhe tonin e ngjyrave.

Galaxy S23 Ultra krenohet me një sensor të ri Pixel Adaptive 200MP që kap momente epike me saktësi të jashtëzakonshme. Ai përdor lidhjen e pikselëve për të mbështetur nivele të shumta të përpunimit me rezolucion të lartë në të njëjtën kohë. Dhe për shkak se kamerat selfie janë më të rëndësishme se kurrë për mënyrën se si ne komunikojmë sot, seria Galaxy S23 prezanton fokusimin automatik të shpejtë dhe kamerën e parë selfie Super HDR, duke kaluar nga 30 në 60 fps, për imazhe dhe video dukshëm më të mira në pjesën e përparme.

Expert Raw

Për përdoruesit që duan kontrollin dhe personalizimin, seria Galaxy S ofron një sërë mjetesh që diferencojnë çdo përvojë fotografike. Aplikacioni Expert RAW, i disponueshëm ekskluzivisht në Samsung Galaxy, mundëson shkrepjen dhe modifikimin e imazheve në stilin DSLR në RAW dhe JPEG. Përdoruesit mund të eksperimentojnë me artin fotografik me ekspozime të shumëfishta ose të kapin një pamje të qartë të Rrugës së Qumështit me cilësimet e Astrophoto dhe tani, pasi të shkarkohen në Galaxy S23, veçoritë Expert RAW mund të aksesohen brenda aplikacionit Samsung Camera.

Në Galaxy S23+ dhe Galaxy S23, kamera ikonë e Samsung Galaxy merr gjithashtu një pamje të përmirësuar. Konturet janë hequr, duke shënuar një epokë të re të dizajnit thelbësor Galaxy që e bën të gjithë serinë të dallohet. Seria Samsung Galaxy S23 është e disponueshme në Kosovë në ngjyrat: e gjelbër, krem, vjollcë e hapur dhe e zezë e tejdukshme në dyqanet partnere dhe online të Samsung. Për më shumë informacion rreth serisë më të fundit Galaxy S23, vizitoni linkun.