Lajme

“Më funksionale”, Ambasada e ShBA-së në Kosovë ridizajnon web-faqen zyrtare

12/16/2025 16:24
nga:G B

Ambasada e SHBA-së ka njoftuar lançimin e faqes së saj zyrtare të ridizajnuar.

Siç njofton Ambasada, faqja e përditësuar ofron navigim të përmirësuar, funksionalitet të përmirësuar dhe një paraqitje të efektshme për të paraqitur më mirë informacionin dhe burimet.

Faqen e re mund ta vizitoni përmes linkut si në vijim: https://xk.usembassy.gov/