Lajme

Me ftesë të Borrellit, Gërvalla udhëton sërish për në Bruksel

05/16/2022 12:49
nga:N M

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel për të marrë pjesë në një drekë pune, me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Sipas MPJD-së, në takim do të marrin pjesë 27 ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, bashkë me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor si dhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

“Në takim, tema diskutimi do të jenë çështjet e zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe ndikimi i tyre në politikat e sigurisë së shteteve të BE-së dhe rajonit tonë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

https://gazetablic.com/punime-edhe-sot-ne-magjistralen-prishtine-mitrovice-po-asfaltohet-edhe-me-nje-shtrese-tjeter-e-rruges/