Lajme

Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi, Sveçla e Bislimi festojnë 28 Nëntorin me policët në veri të Kosovës

11/28/2022 22:25
nga:G C

Ministri i Punëve të Brendshme , Xhelal Sveçla bashkë me zv/kryeministri Besnik Bislimi e zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës kanë qëndruar sot në veri të vendit.

Të njëjtit janë bashkuar rreth një tavoline me ushqim e pije, bashkë me zyrtarët policor të cilët vazhdojnë të kryejnë detyrat e deri në veri të Kosovës.

Sveçla tha se u bashkuan për të festuar 28 Nëntorin me zyrtarët policorë, duke theksuar se me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e zyrtarëve shtetërorë, rrugëtimi është i pandalshëm.