Lajme

Me disa statistika interesante, Shpend Ahmeti përkrah tërheqjen e parave nga Trusti

05/25/2022 21:45
nga:G B

Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është deklaruar rreth çështjes së Trustit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në Kosovë jetëgjatësia mesatare është e njëjtë me moshën e pensionimit, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se meshkujt pritet të vdesin në kohën kur pensionohen.

Postimi i tij i plotë:

Kosova është një prej vendeve të pakta ku jetëgjatësia mesatare është gati e njëjtë me moshën e pensionimit.

Pra jetëgjatësia për meshkujt është 65-66 vjet njëjtë si mosha e pensionimit. Pra prej neve pritet që kena me vdek rreth kohës kur pensionohemi.