Lajme

Me ceremoni shtetërore, Osmani priti në vizitë presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

12/15/2021 09:32
nga:Y I

Me nderime të larta shtetërore presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në vizitë zyrtare presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Pas takimit bilateral të dy presidentët do dalin në një konferencë të përbashkët për medie.

Ndërsa, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në orën 11:00 do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ende nuk dihet nëse Pendarovski a do të ketë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo është vizita e parë në Kosovë e presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski pasi ka marr postin në vitin 2019.

Për qarkullim të automjeteve janë bllokuar hyrjet por edhe disa rrugë të kryeqytetit.

Nis ceremonia për pritjen e Pendarovskit