Lajme

“Me Borrel dhe Lajçak kurrë nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke!”

08/01/2023 13:20
nga:Y I

Tensionet e muajve të fundit në veri të vendit, kanë bërë që vizitat e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe atyre SHBA-ve të jenë të shpeshta në Kosovë.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian, Josep Borrel, i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimore  Gabriel Escobar, janë treshja kryesore të angazhuar pandërprerë për deeskalimin e situatës në veri dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve.

Sa u duk se mes palëve u arrit një marrëveshje,(Kosovë-BE) sërish çështja e veriut mbetet në pikën zero.

Me 10 korrik, zëvëndëskryeministri, Besnik Bislimi dhe i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, u dakoorduan në Bratisllavë për deeskalimin e situatës në veri përmes një plani katër pikësh, gjendja përsëri vazhdon të jetë e tensionuar.

Përveç tërheqjes së 25% të pranisë policore përreth objekteve komunale në veri, ende nuk ka ndonjë lëvizje tjetër nga Qeveria e Kosovës për zbatimin në plotni të katër pikave të dakoorduara mes Bislimit dhe Lajçkak.

Shkak i situatës së trazuar në veri, edhe dialogu mes palëve ka stagnuar.

Në fund të korrikut u paralajmëruar se Kosovën do ta vizitojë edhe Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, vizitë kjo që u anulua.

A po dështon BE-ja në normalizimin e raporteve Kosovë- Serbi dhe procesin e dialogut?

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”, tha se pa përfshirjen e SHBA-ve në procesin e dialogut nuk ka marrëveshje përfundimtare.

Kelmendi shtoi se me ndërmjetësuesit Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak, nuk do të ketë kurrë marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.

“Dialogu i udhëhequr nga BE-ja dhe i përkrahur nga SHBA-të nuk do të deshtojë, nëse SHBA-të e marrin udheheqjen. Natyrisht se SHBA-të gradualisht do të marrin dhe udhëheqin dialogun midis Kosovës dhe Serbise. Pa SHBA-të nuk ka marreveshje me njohje reciproke. Ne kemi kohë që tregojmë se me Borrel dhe me Lajcak kurrë nuk do të kemi marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke. Pa SHBA-te nuk funksionon ky dialog dhe nuk arritet marreveshja perfundimtare. Sidomos kur de-fakto, dialogu udhehiqet nga dy politikane, të cilet nuk e njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Si Borrel, ashtu edhe Lajcak nuk e duan pajtimin dhe marrëveshjen perfundimtare, duke njohur shtetesinë e Kosoves dhe të Serbisë”, tha ai.

“Të dy këta politikane të BE-së janë pro shtetit serb dhe kundër shtetit sovran të Kosovës. Se si tolerohen nga Gjermania, Austria, Italia, Franca, Holanda etj, nuk ka shpjegim. Mirëpo, pa i larguar të dytë nga pozita e tilla ndërmjetesuese, dialog dhe marrevëshje me njohje reciproke kurrë nuk do të ketë. De-fakto e dinë ketë edhe administrata e SHBA-ve. Mirëpo, kjo administratë punon që çeshtja të realizohet në emer të BE-se dhe ku rolin dominant do ta ketë dhe gradualisht po e merr Uashingtoni. Pa Uashingtonin nuk ec dialogu” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”

Ndërsa njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Burjani, po thotë se BE-ja nuk ka dështuar në procesin e dialogut, por Kosova dhe Serbia.

Burjani thotë BE-ja duhet të pozicionohet ose normalizim ose sanksionim, ndryshe palët nuk ‘marrin vesh’ .

“Nuk ka dështu BE, ata po angazhohet në mënyrë energjike që të ndodhë deeskalimi, për këtë arsye janë vendos masa administrstive, ekonomike e financiare për Kosovën. Deri me tash kanë dështu palet. Dialogu do të ripertrihet dhe do të ec perpara. BE-ja duhet të pozicionohet ose normalizim ose sanksionim, ndryshe palët nuk ‘marrin vesh’ . Palet deri tani janë sjellë si femij të lazderuar, lazderimi tash po sanksionohet, masat duhet te sjellin rezultatin e normalizimit, me nuk ka c’ka te flitet me palet”, tha Burjani për “Gazeta Blic”

Profesori i shkencave politike nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, tha se dialogu i udhëhequr nga BE-ja, nuk dështon.

“Jo dialogu i udhëhequr nga BE-ja nuk dështon. Nëse dështon atëherë do të ketë luftë, po edhe pas luftës do të ketë dialog” tha Spahiu për “Gazeta Blic”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar mbajtjen e një konference ndërkombëtare mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se palët nuk duhet të dalin nga ty pa arritur një marrëveshje.

Idenë e Ramës për një konferencë të tillë e ka përkrahur edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë – së bashku me disa shtete anëtare të BE-së”, ka thënë Michel raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

“Për Kosovën duhet një konferencë ndërkombëtare, dialogu i BE ka kohë që s’po jep rezultat”