Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh të pandehurit me inicialet M.I., pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht gruan e tij, duke ia shtrënguar qafën me një bluzë dhe duke e goditur me grushte bashkëshorten me inicialet V.I.
“Pas disa mosmarrëveshjeve të momentit, i pandehuri e merr një bluzë dhe me të e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e shtrënguar rreth qafës dhe duke e kërcënuar se do ta mbysë, ku pasi hyn brenda në dhomë fëmijët e tyre, i pandehuri e lëshon në tokë të dëmtuarën dhe gjersa e njëjta ishte e rrëzuar, i pandehuri e godet me grushte në fytyrë, me ç ‘rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Rasti ka ndodhur të hënën.


