Atletico Madrid do të vizitojë ‘Santiago Bernabeu’ për t’u përballur me Real Madridin në ndeshjen e kësaj jave në La Liga.
Pasi mposhti Getafen në çerekfinalet e Kupës së Mbretit këtë të martë, Diego Simeone ka komentuar në derbin e Madridit… me shumë ironi, transmeton GazetaBlic Sport.
Duke folur në konferencën për shtyp, një gazetar e pyeti trajnerin e Colchonero se si do të arrinte skuadra e tij në Santiago Bernabeu. Simenone u përgjigj shkurt dhe me humor të mirë: “Ne do të arrijmë në derbin në Bernabeu në të njëjtën mënyrë si gjithmonë, me autobus.”
Përveçse është gjithmonë një përballje e nxehtë mes dy klubeve më të mëdha të Madridit, kjo lojë është edhe më e rëndësishme sepse Real Madridi po kryeson ligën me vetëm një pikë më shumë se Atletico. Takimi është caktuar të shtunën e ardhshme, në orën 20:00.
/GazetaBlic Sport/


