Lajme

Me armë në dorë, autori fotografohet nga pushuesit para se të qëllojë në Vlorë

07/24/2022 14:38
nga:G B

Konflikti mes dz lokaleve për vendet e parkimit në zonën e plazhit pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë shkaktoi panik te pushuesit këtë të diel.

Pas konfliktit verbal një burrë nxori armën e zjarrit që mbante me vete dhe qëlloi në ajër. Pas ngjarjes, autori u largua me shpejtësi por u kap disa minuta më vonë nga policia.

Momenti para se autori të qëllojë me armë është filmuar nga pushuesit. Turistët kanë shkrepur një foto ky duket një person me armë në dorë, ndërsa një burrë tjetër përpiqet të qetësojë situatën dhe e mban autorin nga krahu.