Lajme

“Me apo pa Asociacion, veriu i Kosovës është në rrezik”

01/22/2023 19:01
nga:Genita C

Analisti Visar Xhani paralajmëron se veriu i Kosovës është i rrezikuar, pavarësisht faktit nëse formohet apo jo Asosacioni i komunave me shumicë serbe.

Xhani u shpreh se Serbia nuk është e interesuar për Asosacionin, por kërkon tensione në veri.

“I gjithë problemi është që Serbia, me vullnetin e saj, e ka larguar prej tavolinës themelimin e Asosacionit. Asosacioni, sipas sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, nuk gëzon të drejta ekzekutive dhe nuk i kanë të pritshme. Ata më shumë janë duke provuar të ngrejnë tension dhe të bëjnë retorikë.

Nuk duhet parë shumë në aspektin se, nëse krijohet Asosacioni, do të jetë i rrezikshëm. Ne duhet të kuptojmë që procesi në Veriun e Kosovës është i rrezikshëm, si me Asosacion, si pa Asosacion”, theksoi ai për Euronews.