Lajme

Më 8 dhjetor mbahet ankandi i radhës për letra me vlerë

12/01/2025 14:41
nga:N K

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se më 08 dhjetor 2025 do të zhvillohet ankandi i katërmbëdhjetë për këtë vit, në kuadër të emetimit të letrave me vlerë të shtetit.

Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet 5-vjeçar, në vlerë prej 20 milionë eurosh. Këto obligacione përfaqësojnë një formë të sigurt investimi, të garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. Investitorëve u garantohet interesi i përcaktuar nga tregu për gjithë periudhën pesëvjeçare dhe ky investim është i liruar tërësisht nga tatimi.

Ministria njofton të gjithë të interesuarit se për informacione shtesë dhe për mënyrën e pjesëmarrjes në ankand, mund të kontaktojnë bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.