Lajme

Me 70 vota pro, votohen anëtarët e komisionit për dhënien e Jurispodencës

06/17/2021 14:11
nga:Y I

Me 70 vota për, një kundër dhe një abstenim ka kaluar në Kuvend të Kosovës propozomi për emërimin e anëtarëve për Komisionin për dhënien e provimit të jurispodencës.

Fillimisht, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës i ka propozuar anëtarët për Komisionin për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, përbërja e së cilës është: Albert Zogaj kryetare, Drita Rexhaj zëvendëskryetare, Valbona Dishaj Haxhosaj, Afrim Shala, Zenel Leku, Edijesa Zahiri, Halide Reka, Bajram Miftari, Hajriz Hoti dhe Nenad Lazic.

Megjithatë, këtë propozim të Haxhiut e ka kundërshtuar opozita.