Lajme

Me 65 vota pro, Kuvendi shkarkon bordin e AKP-së

05/27/2021 17:15
nga:Y I

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar raportin vjetor të punës së Agjencinë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020.

Për miratimin e raportit vjetor të AKP-së votuan vetëm tre deputetë, teksa kundër ishin 64 deputetë.

Në ndërkohë në Kuvendin e Kosovës është votuar edhe për shkarkimin e bordit të kësaj agjencie.

65 deputetë kanë votuar për shkarkimin e bordit të kësaj agjencie, 2 kundër dhe asnjë abstenim.