Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës për të votuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara.
Gjatë kësaj seance u bë e ditur se nuk ka kaluar rezoluta e LDK-së për marrëveshjen e Washingtonit.
Kjo rezolutë që i bën thirrje Qeverisë për zbatimin e marrëveshjes së ëashingtonit pati 24 vota për nga deputetët e opozitës, ndërsa 57 deputetë të pushtetit abstenuan.


