Udhëheqësit e NATO-s do të takohen në Bruksel më 24 mars për të diskutuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, ka njoftuar sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
“Kam thirrur një samit të jashtëzakonshëm për 24 mars në selinë e NATO-s”, ka shkruar Stoltenberg.
Ai shtoi se temat do të jenë sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, mbështetje e fortë për atë vend, si dhe forcimi i mëtejshëm i Aleancës.


