Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në IKD, ka reaguar për vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve për 20 për qind, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me 20 euro nuk respektohet dinjiteti i pensionistëve, derisa ka thënë se me 20 euro s’mund të blejnë as smoka për nipa e mbesa.
Miftaraj e ka quajtur shtet hajgare dhe mosmirënjohës.
Postimi i tij i plotë:
Nuk respektohet dinjiteti i pensionisteve me 20 Euro o njerëz të pushtetit.
Me 20 Euro as smoka për nipa e mbesa smunden me ble për një muaj, mos të flasim për një jetë të dinjitetshme.
Sidoqofte pagat për vete i paten ngrit perafersisht 400 Euro ne fillim.
Pushtet hajgare dhe mosmirenjohes!


