Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve do të vazhdojë më 17 dhjetor.
Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ndërsa një takim i tillë është paralajmëruar më herët edhe nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ende nuk është bërë e ditur se çfarë do të diskutohet në këtë raund, apo nëse do të ketë një takim trepalësh.
Takimi i fundit i kryenegociatorëve, i mbajtur më 24 tetor, përfundoi pa rezultate.
Pas këtij takimi, Bislimi e quajti atë një raund të dështuar, duke akuzuar Serbinë për mungesë të gatishmërisë për të ecur përpara në normalizimin e raporteve.