Lajme

Me 14 nëntor priten reshje bore mbi vendin tonë

11/05/2021 14:33
nga:Y I

Vendi ynë është shoqëruar nga temperatura stabile ditët e fundit, raporton Gazeta Blic.

Kjo situatë pritet të zgjasë edhe gjatë fundjavës dhe javës në vazhdim.

Por fundjava e ardhshme pritet të sjellë një ndryshim të kushteve atmosferike.

Të dielën me 14 nëntor, mbi vendin tonë priten reshje dëbore në viset malore.

Kjo është bërë e ditur nga aplikacioni Weather.com.