Showtime

Me 1 janar pritet të futet në BBV shqiptari i famshëm, ja se kush është mysafiri

12/20/2021 08:11
nga:Donika Fetahu

Festat e fundvitit do ti gjejnë personazhet e famshme në një ambient si asnjëherë më parë.

Tani nga kjo javë kanë nisur përgatitjet për spektaklin që do të jepet për natën e Vitit të Ri, brenda “BBV”

Edhe pse jemi mësuar ta shohim të martave dhe të premteve, produksioni ka vendosur që kësaj here të nisin vitin të ri  me një spektakel nga ‘BBV’.

Nga burimet për “Revista Ora” thuhet se në shtëpinë më të famshme të momentit, në 1 janar do të hyjë një emër i madh, që do të jetë super surprizë për banorët dhe për gjithë publikun.

Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili kishte marrë ftesë që nga tetori për tu bërë ftesë e BBV.

Loriku do të jetë i ftuari special i kësaj nate, por ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë në shtëpi; nëse do të jetë i ftuar apo do të qëndrojë deri në fund të këtij edicioni të ‘BBV’.

Kujtojmë që Lorik Cana ka pasur lidhje të ngushta me njërin nga ish-konkurrentët e këtij sezoni, kushëririn e tij, Granit Canën, i cili e la shtëpinë pak kohë më parë, pasi doli më pak i preferuari për publikun nga të nominuarit e asaj mbrëmje.

Gjithashtu, ajo që dihet deri tani për spektaklin e kësaj mbrëmje, është se banorët kanë nisur që tani përgatitjet për sketche, numra baleti nën drejtimin e Ilirit, intervista të ndryshme.