Lajme

Me 1 dozë vaksine, Kosova kthen dhjetëra qytetarë në kufi

10/14/2021 12:15
nga:M K

Dhjetëra qytetarë janë kthyer mbrapsht nga pala kosovare në kufi, për shkak se kishin marrë vetëm një dozë vaksine e ndërsa ishin pritje të dozës së dytë.

Prej sot qeveria e Kosovës ka ndryshuar masat anti-COVID në kufi, duke lejuar hyrjen e shtetasve te huaj dhe ato të Kosovës në territorin e saj vetëm nëse kanë marrë dozat e plota të vaksinës ose janë të pajisur me testet PCR.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë së Kosovës, ndërsa qyetaret nuk kanë patur dijeni për këtë ndryshim masash. E njëjta procedurë ndiqet edhe nga ana e Shqipërisë.

Megjithatë duket se lëvizja në të dyja anët e kufirit me mungesë dokumentacioni është frenuar. Tashmë lëvizja e tyre behët sipas kërkesave madje një pjesë e qytetarëve mbajnë edhe me maska në makina.

Kjo pasi e kanë cilësuar më tepër si ndërgjegjesim dhe ruajtje të shëndetit sesa detyrim ligjor. Me perfundimin e sezonit turistik, ka rënë edhe fluksi i lëvizjeve në dy anët e kufirit. Mesatarja ditore e lëvizjes shkon në 350400 automjete me rreth 3200 qyetarë.