Ministria e Drejtësisë thotë se ia ka kursyer mbi 235 milionë euro buxhetit të Kosovës nëpërmjet mbrojtjes në arbitrazhet ndërkombëtare dhe në kontestet e ndryshme juridike brenda vendit.
Kjo ministri thotë se ky angazhim është në funksion të mbrojtjes së interesit dhe dinjitetit të shtetit.
“Mbi 235 milionë euro të buxhetit të Republikës së Kosovës janë kursyer/mbrojtur nga Ministria e Drejtësisë. E gjithë kjo nëpërmjet mbrojtjes në arbitrazhet ndërkombëtare dhe në kontestet e ndryshme juridike brenda vendit. Ky angazhim është në funksion të mbrojtjes së interesit dhe dinjitetit të shtetit”, thotë MD-ja në një postim në Facebook.


