Sporti

McKennie zbulon bashkëpunimin me Kean dhe Leao-n para ndeshjes Milan-Juventus

10/20/2023 17:46
nga:E K

Futbolli dhe muzika rap, një kombinim që është bërë gjithnjë e më konsistent vitet e fundit.

Këtë gjë e ka vërtetuar së fundmi, Weston McKennie, i cili në një intervistë për “DAZN” të dhënë në prag të ndeshjes Milan-Juventus zbuloi se së bashku me shokun e skuadrës te Juventus Kean dhe me sulmuesin e Milanit, Leaon do të nxjerrin një projekt muzikor.

McKennie theksoi se ai, Leao dhe Kean e kanë realizuar këngën së bashku dhe kanë bërë xhirimet në Milano.

“Unë, Leao dhe Kean bëmë një këngë së bashku, ne shkuam në Milano për ta regjistruar atë”-tha ai.