Sporti

McKennie gati për ndeshjen e Champions League ndaj Sttugartit

10/21/2024 14:22
nga:Lorik J

Mesfushori amerikan, Weston McKennie u rikthye në stërvitjet grupore për Juventusin dhe ai pritet të jetë i disponueshëm nesër kur Zonja e Vjetër të përballet me VfB Stuttgart në Ligën e Kampionëve.

McKennie humbi ndeshjen e së shtunës kundër Lazios për shkak të një problemi të vogël.

Mesfushori amerikan u rikthye në stërvitjet në grup të hënën në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër VfB Stuttgart.

Sipas Sky Sport Italia, mesfushori amerikan pritet të luajë kundër Sttutgartit nesër.

McKennie ka një gol në gjashtë ndeshje të Juventusit këtë sezon.

/GazetaBlic Sport