Mc Kresha, Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula janë artistët më të dashur për publikun shqiptar.
Ditën e djeshme ka qarkulluar në medie lajmi se artistët janë duke u përgaditur për një bashkëpunim, si rrjedhoj e një fotoje ku u shfaqën të tre, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo në një prononcim për GazetaBlic, Ermal Fejzullahu mohoi në gjë të tillë.
“Jo, thjesht jemi dal për iftar dhe kjo nuk ka të bëjë asgjë me projektet e përbashkëta muzikore”, u shpreh ai.
Ndryshe, shumë nga fansat e tyre presin bashkëpunim pasi janë artistët më të suksesshëm e më të pëlqyer nga të gjithë./GazetaBlic/


