Showtime

Mc Kresha dhe Lyrical Son publikojnë albumin “Muzikë e Alltisë”

01/12/2022 10:40
nga:Donika Fetahu

Dyshja e pandashme Mc Kresha dhe Lyrical Son, siç kishin paralajmëruar më herët kanë sjellur albumin e tyre më të ri “Muzikë e Alltisë”.

Ky album i ka gjithsej 11 këngë, dy prej tyre janë bashkëpunime me super artistët e njohur Elvana Gjata dhe Ledri Vula, shkruan GazetaBlic.

Albumi është i zhanrit Hip-Hop dhe tani është i publikuar në të gjitha platformat digjitale.

Lista e plotë e këngëve të albumit:

1. Kangë e shihrav
2. Hotel Mahalla
3. Inati
4. Recepti
5. Nji lot
6. Paret lejla
7. Stuhi mbi oqean (bashkëpunim me Elvanën)
8. J.C.V.D (bashkëpunim me Ledir Vulën)
9. Rrugë e gjatë
10. Rammstein
11. Guinners.

/GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by P.I.N.T. ? (@pintofficial)