Showtime

MC Kresha bëhet baba për herë të dytë?

02/24/2022 10:12
nga:Donika Fetahu

Reperi i njohur shqiptar, MC Kresha, flitet se është bërë baba për herë të dytë.

Lajmi është konfirmuar për Prive.al nga burime të sigurta pranë familjarëve.

Foshnja, i gjinisë djalë dhe bashkëshortja e artistit, Erzina janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Lindja është realizuar në Kanada në orët e pasdites së 23 shkurtit sipas kohës lokale të Kanadasë.

Kresha dhe Erzina janë zhvendosur atje bashkë me vajzën, Izën në muajt e fundit të pritjes së dytë të ëmbël.